Fjalë Kyçe

Gjermania zgjat rregullat për distancim social deri më 29 qershor

Gjermania zgjat rregullat për distancim social deri më 29 qershor

Qeveria gjermane dhe krerët e landeve janë pajtuar që të zgjasin rregullat për distancim social deri më 29 qershor për të parandaluar shpërndarjen e koronavirusit, ka njoftuar një zëdhënës i qeverisë.

Marrëveshja e së martës, e konfirmuar nga zyrtari, vjen pas një përplasje se sa shpejt duhet të lehtësohen masat, që e kanë ndihmuar Gjermaninë për të mbetur me raport më pak negativ se vendet tjera në Evropë sa i përket vdekjeve nga koronavirusi.

Nën marrëveshjen e re, grumbullimet publike deri në 10 persona do të lejohen nga 6 qershori, ka bërë të ditur zyrtari.

Kancelarja Angela Merkel kishte sugjeruar fillimisht zgjatjen e rregullit për distancim social, që kërkon njerëzit të rrinë larg njëri-tjetrit së paku 1.5-metra distancë, deri më 5 korrik, me lideren që frikësohet nga një valë e dytë e rasteve.

Gjermania deri tash ka 8372 vdekje, më pak se Italia, Spanja, Franca e Britania dhe lehtësimi i parë i masave duket se nuk ka shkaktuar shpërthim të rasteve të reja.