Kryeministri britanik Boris Johnson mundi ta fitonte betejën me Covid-19, por sipas tij, pandemia i ka ndikur te shikimi.
Në konferencën e djeshme, Johnson është shfaqur me syze, teksa theksoi se kishte probleme me shikimin.
“Më duhet të mbaj syze. Mendoj se problemi me shikimin mund të jetë për shkak të koronavirusi”, tha ai.
Duhet thënë se problemet me shikimin nuk janë të renditur si simptoma të Covid-19 nga Organizata Botërore e Shëndetit. Edhe në Angli, insitucionet shëndetësore përmendin vetëm simptoma si ethe, kollë e thatë apo humbje e shijes.
Johsnon u infektua me Covid-19 disa javë më parë dhe për shkak të përkeqësimit të shëndetit të tij, u dërgua në spital. Megjithatë ai u shërua plotësisht dhe vijon qeverisjen e Britanisë së Madhe. Disa shprehen se problemet e tij me shikimin datojnë që në 2014-n, ku në një intervistë u shpreh se kishte probleme me sytë.