Fjalë Kyçe

Moment tronditës, nëna përplas foshnjën e saj në dysheme pas një zënke me të dashurin

Moment tronditës, nëna përplas foshnjën e saj në dysheme pas një zënke me të dashurin

Ky është momenti tronditës kur një grua e re italiane hodhi fëmijën e saj në ajër në një holl hoteli pas një grindje me të dashurin. Pas kësaj përplasje foshnja përfundoi në repart të kujdesit intensiv.

Nëna anonime, e cila po qëndron në hotel pasi ngeci në Rumani nga bllokimi Covid-19, hodhi fëmijën e saj në dysheme nga tërbimi. Incidenti është filmuar nga kamera CCTV e hotelit në qytetin Timisoara në qarkun perëndimor Rumun të Timis, ku nëna ishte e akomoduar gjatë pandemisë COVID-19.