Korporata Energjitike e Kosovës ditë më parë ka finalizuar kontratën e radhës për këtë muaj.
Këtë herë, KEK është furnizuar me karriga lëvizëse dhe statike.
Sipas kontratës të publikuar nga prokurimi, tenderi në fjalë nuk është se u ka kushtuar edhe pak, shkruan Indeksonline.
Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 4.000,00 euro, porse e njëjta është finalizuar për 3 280,00 euro.
Tenderi i është dhënë operatorit ekonomik “Kater A”, Sh.P.K.
Tutje, bëhet me dije se tenderi me çmimin më të lartë ka qenë 3.465,00 euro.