Disa pamje të rralla vijnë së fundmi nga një fis që jeton mes varrezave dhe përdor trupat e të vdekurve si tempuj. Aghori janë një nga kultet më të frikshëm dhe më intrigues në Indi, anëtarët e të cilëve njihen për kërkimin e pamëshirshëm drejt ‘ndriçimit shpirtëror’.
Fotografi Jan Skwara, nga Pruszkow, Poloni, po udhëtonte në Varanasi, Indi, kur hasi në fisin Aghori dhe dokumentoi ekzistencën e tyre të mistershme. Një nga imazhet e tij të tmerrshme tregon një burrë me kokën e hedhur prapa dhe duart e ngritura, teksa pi një lëng nga goja e një kafke të vërtetë njerëzore.
Në një tjetër foto shihet një anëtar i fisit i ulur me një kafkë të kuqe të vendosur sipër kokës, teksa fytyrën e ka të mbuluar me një pluhur të bardhë të çuditshëm. Gjatë adhurimit të zotit të tyre Hindu, Shiva, fisi Aghori bën praktika që bien në kundërshtim me Hinduismin tradicional.
Aghori-t besojnë të aseticizmi, stili i jetesës që i mohon vetes të gjitha kënaqësitë në këmbim të ndjekjes qëllimeve shpirtërore dhe lidhjes sa më të afërt me hyjnitë. Kulti adhuron zotin Bhairava, një version i atij Shiva por i lidhur me shumë me nocionin e vdekjes. Aghori-t e realizojnë adhurimin e tyre vetëm me anë të meditimit dhe kombinimit të stimulantëve si alkooli dhe marijuana, për të arritur përqendrimin maksimal.
Ndërsa akoma më e mistershme është praktika e tyre ‘sadhus’ e njohur për ritualet post-mortem, ku përfshihet dhe kanibalizmi. Aghori-t jetojnë pranë krematoriumeve të Indisë, ku thuhet se jetojnë dhe zotët Shiva dhe perëndesha Kali Ma, si dhe ushqehen me atë që hedhin të tjerët.
Aghori-t besohet se konsumojnë trupa të vdekurish njerëzorë, pinë nga kafkat e tyre dhe gjithashtu vrasin kafshë të gjalla. Përgjatë viteve praktikat e tyre kanë përfshirë performimin e akteve seksuale në varreza apo dhe përhapjen e hirit njerëzor në trupin e tyre.
Murgjit Aghori përdorin një kombinim të marijuanes, alkoolit dhe meditimit për të arritur një “gjendje të shkëputur e të lartësuar ndërgjegjeje”, e cila supozohet t’i sjellë më pranë Zotit Shiva. Anëtarët e grupeve Aghori refuzojnë zotërimet materiale dhe shpeshherë ecin të zhveshur.
Aghori thonë se kanë origjinën e tyre në popullsinë puritane indiane të shekullit të 17-të, të udhëhequr nga Baba Kinaram, që besohet se ka jetuar deri në 170 vjet.