Departamenti i Mbrojtjes Civile tha të premten se Italia ka regjistruar 518 raste të reja të coronavirusit në 24 orët e fundit, nga 177 raste të reja një ditë më parë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, nga këto, 402 rastet e reja ishin në Lombardy, rajonin më të prekur nga coronavirusi.
Departamenti tha se 85 të sëmurë nga coronavirusi kanë vdekur në Itali në 24 orët e fundit, duke çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 33.774.
Gjithsesi Departamenti tha se nëntë rajone nuk regjistruan viktima të reja: Trentino Alto Adige, Sicilia, Abruzzo, Umbria, Sardenjë, Valle d’Aosta, Kalabria, Molise dhe Basilicata.
Departamenti i Mbrojtjes Civile tha se 163,781 njerëz janë rikuperuar nga COVID-19 në Itali, një rritje prej 1.886 brenda një dite.
Numri i përgjithshëm i rasteve të COVID-19 në Itali, përfshirë ato aktualisht pozitive, të ndjerë dhe të rikuperuar, është tani 234,531.
Departamenti i Mbrojtjes Civile tha se 316 pacientë me coronavirus aktualisht janë në kujdes intensiv këtu, 22 më pak se të enjten.