Fjalë Kyçe

Horoskopi për sot 21 qershor 2020

Horoskopi për sot 21 qershor  2020

Dashi
21 Mars – 19 Prill
Nëse askush nuk ju telefonon, nuk do të thotë se njerëzit nuk duan të lidhen me ju. Mbase janë thjesht duke pritur që ju ta hidhni hapin e parë, prandaj mendoni mirë nëse jeni të gatshëm që të lidheni me njerëz? Sigurisht jeta juaj shoqërore mund të jetë duke u rrënuar kohëve të fundit, por kjo jo domosdo është gjë e keqe. Duhet ta përdorni këtë periudhë të mërzisë për të organizuar disa nga fushat më të bezdisshme të jetës dhe për t’iu rikthyer çështjes financiare, të cilën duket se jeni duke e lënë pas dore.

Demi
20 Prill – 20 Maj
Fillimet e reja nuk shënohen gjithmonë me ceremoni. Duhet të niseni në një drejtim të ri ose t’i riktheheni një projekti që keni lënë anash! Mos e prisni dritën jeshile, nuk do t’ju ndizet. Andaj, duhet të ecni përpara duke u mbështetur vetëm në veten. Nëse një fond që keni pritur nuk duket gjëkundi, atëherë mos lejoni që kjo t’ju ndalojë. Nëse partneritetet tuaja nuk janë materializuar, harrojini. Së shpejti gjithçka do të bjerë në vend të vetin. Bëhuni gati!

Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
Gjërat e mira mbërrijnë tek ata që dinë të presin, kështu që nëse jeni duke pritur tash e një kohë, atëherë gjërat tani mund të rregullohen. Mbase qysh sot. Përgatituni për anulimin e një takimi, të cilin megjithatë mund ta zëvendësoni dhe të dilni me dikë tjetër. Kthejini sytë kah gjërat që mund t’i bëni vetëm. Durimi është virtyt i madh, e ju keni mësuar se si të jeni i duruar.

Gaforrja
21 qershor – 22 Korrik
Trajtimi i çështjeve në heshtje nuk do t’ju çojë gjëkundi sot. Prandaj, nëse jeni duke e përdorur këtë mënyrë, atëherë do të kaloni më mirë herëve të tjetra. Sot mund të keni të vështirë ta filloni një bisedë, por kur ta nisni, nuk do ta keni të vështirë që ta vazhdoni, pasi që e dini se të tjerët po ju dëgjojnë. Nuk ka komunikim pa shkëmbim idesh, prandaj shembeni murin tuaj të heshtjes dhe hapuni para botës. Arrini më shumë kur flisni sesa kur heshtni.

Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Një person që prej kohësh e keni pasur në radar, sot papritmas do ta humbasë vëmendjen tuaj. Personi në fjalë e kërkon vëmendjen tuaj dhe do që t’ju frymëzojë. Nëse ia jepni shansin, atëherë do të befasoheni për të mirë. Kësisoj do t’ju sigurojnë se krejt çfarë do nuk është që t’ju korrigjojë, por t’ua ofrojë një sugjerim. Përfshirja në një ndërmarrje të re mund t’ju frymëzojë, andaj pranojeni ofertën që do t’ju bëhet.

Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator
Kur jeta juaj shoqërore fillon të nxehet përsëri, sigurohuni që t’i kushtoni më shumë vëmendje ngjarjeve kulturore. Muzika afrikane, restorantet e Sushive e madje filmat e huaj do të jenë të mirëpritur. Pos kësaj, kësisoj do të njiheni me disa persona shumë interesantë dhe tërheqës. Duke e stimuluar mendjen, do të gjeneroni respekt dhe admirim. Dhe do të mahnitni disa njerëz që veçsa janë të përfshirë në këtë fushë.

Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Universi jo domosdo parasheh se të kundërtat tërhiqen, por ju keni vërejtur një tërheqje vërtet magnetike midis dy njerëzve shumë të ndryshëm. Dhe kjo do t’ju bëjë të veproni, duke i bashkuar në një vend këta dy persona. Këtë do ta bëni, duke u nisur nga mendimi se sa të interesuara mund të jenë këto dy palë për njëri-tjetrin. Ndiqeni zemrën dhe nëse jeni gati t’i lidhni këto pika të nxehta, atëherë bëjeni!

Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor
Sjellja tejet konfuze e një personi me të cilin porsa jeni njohur është duke ju zhgënjyer. Sot mund të jetë dita kur do t’i shtyni gjërat përpara por do të zbuloni po ashtu, një herë e përgjithmonë, atë që po ndodh vërtet. Një veprim i juaji mund ta lë jashtë loje këtë person, por kjo nuk është asgjë në krahasim me pasigurinë që ai person e ka ngulitur tek ju. Në mënyrë që të ndiheni të sigurt, duhet të dini më shumë rreth atyre që po ndodhin përreth jush. Është kaq e thjeshtë.

Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
Përderisa dëshironi të punoni me zell gjatë gjithë ditës, mendjen sot do ta keni diku tjetër. Do ta keni të vështirë që të qëndroni në shtegun e duhur. Moti i mirë, interesimi për dikë të ri apo thjesht mungesa juaj e vëmendjes do të gjenerojnë shkëputje të vazhdueshme nga puna dhe rutina juaj. Mirëpo ekziston edhe ana e mirë, secila shkëputje e vogël do të çojë drejt një zbulimi zbavitës apo ideje të shkëlqyer.

Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Sot dikush do t’ju bëjë të qeshni shumë. E do ta ndezë edhe një shkëndijë të vogël në zemrën tuaj. Pak njerëz e kuptojnë se argëtimi mund të çojë drejt një romance. Partneri juaj i përkryer bashkëshortor ka më shumë të ngjarë të jetë dikush që ju bën të buzëqeshni, e jo dikush që mërzit. Prisni të pranoni një ftesë tunduese nga kushdo që po vjen.

Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Mund të mendoni se gjykoheni nga shoqëria që keni, por kjo nuk është domosdo e vërtetë. Sot, mos u shqetësoni se çfarë mendojnë njerëzit për personalitetin tuaj. Keni karakter shumë të fuqishëm për t’u maskuar dhe do të shkëlqeni në takimet dhe bisedat e shkurtra që do të jenë fare të pakuptimta. Jeni të sigurt se duke qenë personi që dëshironi të jeni njëqind për qind të kohës, po i inkurajon njerëzit e tjerë të bëjnë të njëjtën gjë.

Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
Po kaloni kohë pas kohe nëpër një fazë, kur ndjeni nevojë të fortë për të qëndruar fizikisht dhe emocionalisht afër njerëzit që i doni. Por tani mund të largoheni paksa, meqë edhe duhet të shkëputeni dhe të kaloni pak kohë vetëm. Mos iu frikësoni këtij ndryshimi, sepse është krejtësisht i shëndetshëm dhe normal. Nuk po largoheni nga njerëzit, thjesht po lëvizni në një drejtim tjetër prej të tyrit për një kohë të caktuar.