Komisioni i Shëndetësisë në Kinë ka bërë të ditur se brenda ditës mund të testohen deri në 3 milionë e 700 mijë njerëz për koronavirus.
Kalimi i hershëm i pikut të infektimeve dhe vdekjeve ia ka mundësuar Kinës që të marrë masa për mbrojtje nga koronavirusi në rast të përsëritjes së përhapjes.
Sipas Komisionit të Shëndetësisë kineze, vetëm në Pekin mund të testohen çdo ditë nga 300 mijë njerëz. Nga 12 deri më 22 qershor, në kryeqytetin kinez janë testuar 2 milionë e 900 mijë njerëz.
Banorët e disa lagjeve kineze që janë konsideruar me shkallë mesatare dhe të lartë rreziku, kanë mundur të kryejnë testet nëpër të gjitha qendrat mjekësore.
Në Pekin është krijuar një laborator i përkohshëm, në të cilin çdo ditë mund të realizohen 30 mijë teste.