Çmimi i arit ka arritur në nivelin më të lartë në gati 8 vjet, ndërsa vlera e aksioneve ra për shkak të rritjes së rasteve të koronavirusit.
Shqetësimet e investitorëve rreth rimëkëmbjes ekonomike u shtuan pasi të dhënat treguan se disa shtete të ShBA-së shënuan rekord të rasteve të reja të virusit.
Gazeta “The New York Times” ka raportuar se Bashkimi Evropian është përgatitur për t’ua ndaluar hyrjen qytetarëve amerikanë për shkak të rritjes së numrit të rasteve, duke i futur ata në të njëjtën kategori me shtetasit e Brazilit dhe Rusisë.
Për t’i shtuar edhe më shumë shqetësimet, shefi i Bankës Qendrore Evropiane, Philip Lane, paralajmëroi se ekonomia e euro-zonës do të ketë nevojë për një kohë të gjatë që të rimëkëmbet nga kriza e shkaktuar nga pandemia.
Shtetet e Bashkuara po e shqyrtojnë vendosjen e taksës ndaj eksporteve me vlerë prej 3.1 miliardë dollarësh nga Britania, Franca, Spanja dhe Gjermania