Fjalë Kyçe

5 librat për t’u lexuar këtë verë sipas Bill Gates

5 librat për t’u lexuar këtë verë sipas Bill Gates

Bill Gates ka një ide tjetër për librat që duhen lexuar këtë verë ndryshe nga shumica e njerëzve. Themeluesi i Microsoft dhe kreu i Fondacionit Gates, ka njoftuar sugjerimin e tij vjetor për pesë librat më të mirë për këtë sezon veror.

Shpërthimi nga Jared Diamond- “Libri zbulon se si reagojnë shoqëritë gjatë momenteve të krizës. Kjo tingëllon paksa dëshpëruese, por unë e përfundova librin edhe më optimist për aftësitë tona për të zgjidhur problemet “, thotë Gates.

9 Pints: Një Udhëtim përmes Parave, Mjekësisë dhe Mistereve të Gjakut nga Rose George – “Unë jam një tifoz i madh i librave që shkojnë thellë në një temë të veçantë, kështu që ky libër më përshtatej,” shkruan ai. “Është e mbushur me fakte super interesante që do t’ju lënë me një vlerësim të ri për gjakun”.

Një Xhentëlmen në Moskë nga Amor Towles- Ky roman, që tregon historinë e një konti që ndodhet në arrest shtëpie në Moskë, është “kënaqësi, zgjuarsi dhe befasisht optimist”, thotë Gates, i cili pranon se ai ka lexuar çdo libër nga Dostojevski.

Presidentët e Luftës: Historia Epike, Nga 1807 në Kohët Moderne nga Michael Beschloss- Gates fillimisht e përzgjodhi këtë për shkak të interesit të tij në luftën e Vietnamit, por thotë se libri (i cili përfshin disa konflikte të tjera) i dha atij një perspektivë të re mbi udhëheqjen presidenciale.

E ardhmja e Kapitalizmit: Përballja me ankthet e reja nga Paul Collier- Ndërsa pranon se nuk pajtohet me Collier për gjithçka, Gates thotë se ky libër ofron një analizë të mirë të një çështjeje aktuale. Nëse gjithçka duket paksa e zymtë për ju, Gates përmend dhe një punim tjetër më tradicional fiksioni: Graeme Simsion, ‘The Rosie Result’, së bashku me dy librat e parë në seri./ Opinion.al