Mëngjesin e sotëm janë ndjerë disa lëkundje sizmike në Greqi dhe në jug të Shqipërisë.Bëhet e ditur se magnituda ishte 3.5.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 38 kilometra në veriperëndim të Janinës dhe 9 kilometra në juf të Kefalovrisit, ndërkohë që lëkundjet janë ndjerë edhe në Sarandë.
Tërmeti u regjistrua në orën 07:15, teksa nuk raportohet për dëme materiale.