Miliona njerëz mund të vdesin nëse do kemi një valë të dytë të infektimeve nga pandemia COVID-19, paralajmëroi një zyrtar nga Organizata Botërore e shëndetësisë këtë të premte, duke shtuar se përhapja vdekjeprurëse deri tani ka shkuar ashtu si kishin parashikuar zyrtarët e OBSH-së, raporton CNN.
“Krahasimi është me gripin spanjoll, që sillej tamam si Covid-19: u dobësua në verë dhe u kthye në mënyrë të ashpër në shtator dhe tetor, duke sjellë vdekjen tek 50 milionë persona gjatë valës së dytë,” tha Dr Ranieri Guerra, ndihmës drejtor i përgjithshëm i OBSh-së për nismat strategjike në televizionin italian Rai TV.“Pandemia po sillet ashtu si kemi supozuar,” shtoi ai.
Zyrtarët e BE-së sot pritet të vendosin se cilat vende do jenë subjekt i masave kufizuese në udhëtim pasi vendet rihapën kufijtë për udhëtime ndërkombëtare. COVID-19OBSH