Për herë të parë në tre muaj Anglia lejoi hapjen e restoranteve, bareve dhe salloneve të bukurisë, të cilat u mbyllën si pasojë e pandemisë së coronavirusit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kryeministri britanik, Boris Johnson, urdhëroi qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit për të mbështetur bizneset dhe të mos rrezikojnë një valë të dytë të coronavirusit.
Johnson u thotë atyre të kenë kujdes gjatë stinës së verës, në mënyrë që të ruhet progresi i bërë deri më tani, shkruan Telegrafi.
“Suksesi i bizneseve, dhe ekonomia e gjithë vendit varet nga secili prej nesh, andaj duhet të veprojmë me përgjegjësi”, u shpreh Johnson.
“Nuk duhet t’i zhgënjejmë ata”, potencoi ai.