Fjalë Kyçe

Prekëse, vallëzimi i ish-miss Kolumbisë dy javë pasi amputoi këmbën

Prekëse, vallëzimi i ish-miss Kolumbisë dy javë pasi amputoi këmbën

Ish-miss Kolumbia, 32 vjeçe tregoi lëvizjet në vallëzim, vetëm dy javë pasi iu nënshtrua operacionit për të amputuar këmbën e saj të majtë.

Daniella Alvarez asnjëherë nuk kishte dyshim se do t’i kthehej vallëzimit pasi mori vendimin që të amputonte një pjesë të këmbës së saj të majtë, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Të dielën, ish-Miss Kolumbia 32-vjeçare ndau me ndjekësit në Instagram një video duke vallëzuar me vëllanë e saj, Ricky Álvarez.

“Duke shtuar një ritëm të shpejtë në jetë me partnerin tim të preferuar @rickyalvarez. Vështirësitë nuk kanë rëndësi! Ne duhet të jemi elastik në jetë !!”, ka shkruar ajo.

Videoja ishte shikuar 2.6 milionë herë deri pasditen e së hënës.

E lindur në Barranquilla, Alvarez që përfaqësoi kombin e Amerikës së Jugut në konkursin Miss Universe 2012, mori vendim në mesin e qershorit për t’iu nënshtruar operacionit pasi mjekët hoqën një masë në barkun e saj.

Operacioni shkaktoi komolikime pasi masa ishte mbështjellë rreth arteries së saj kryesore të aortës. Në rastin e saj, kishte një gulçim të gjakut që rridhte në këmbën e saj.

Pasi zhvilloi bisedime me mjekë dhe ekspertë, ajo ​​vendosi që pjesa e poshtme e këmbës së saj të majtë të hiqet.

Në një nga porositë e saj të mëparshme në Instagram, Alvarez u ishte zotuar fansave të saj se do të kërcejë edhe një herë pas pesë operacioneve, i fundit u zhvillua më 23 qershor.