Familja mbretërore në Afrikën e Jugut ka konfirmuar vdekjen e mbretëreshës Noloyiso Sandile, të shkaktuar nga Covid-19.
Mbretëresha në fjalë ishte motra e monarkut aktual të Zulit, mbretit Goodwill Zwelithini, transmeton lajmi.net.
Presidenti Cyril Ramaphosa e përshkroi të ndjerën si “një bastion të vlerave tradicionale dhe një udhëheqëse frymëzuese dhe parimore e popullit të saj”, duke thënë se ajo kishte luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e mbretërisë së saj në Kepin Lindor, raporton BBC.
Afrika e Jugut ka shtatë monarkë që përfaqësojnë grupe dhe klane të ndryshme etnike.