Një ceremoni për të shënuar 25 vjetorin e Masakrës së Srebrenicës u mbajt të shtunën në fshatin Potocari në Bosnjë dhe Hercegovinë, afër vendit të asaj që konsiderohet mizoria më e keqe në tokën europiane që nga Lufta e Dytë Botërore.
Ish-presidenti amerikan Bill Clinton ishte pjesë e saj për të nderuar viktimat e gjenocidit serb, njofton Klan Kosova.
Përveç tij, prezent ishte edhe Princi Charles i Britanisë së Madhe dhe liderë të tjerë europianë.
Organizatorët kishin planifikuar të zhvillonin një organizim madhështor për të nderuar kujtimet e rreth 8,000 burrave dhe djemve të vrarë në masakër. Por një ngjarje e madhe duhej të anulohej për shkak të kufizimeve të paraqitura nga koronavirusi.
Normalisht, dhjetëra mijëra njerëz marrin pjesë në ceremoninë vjetore, por këtë vit, rreth 50 njerëz – shumica e udhëheqësve lokalë dhe të afërmit e viktimave – morën pjesë duke respektuar distancën sociale.
Pjesëmarrësit dhanë mesazhet e tyre për tragjedinë e popullit boshnjak.
Video obraćanje stranih dužnosnika i zvaničnika povodom #Srebrenica25 pic.twitter.com/KiOIJlgJNi
— Ministry of Foreign Affairs of BiH (@mfa_bih) July 11, 2020