Fjalë Kyçe

53 punëtorë të një fabrike maqedonase rezultojnë pozitivë në COVID-19

53 punëtorë të një fabrike maqedonase rezultojnë pozitivë në COVID-19

Në një fabrikë maqedonase të tekstilit janë konfirmuar 53 punëtorë me koronavirus, ka bërë të ditur të shtunën Alsat-m.

Sipas njoftimit, 80 për qind e të prekurve janë pa simptoma të COVID-19.

Në kompaninë e tekstilit “Moda” nga qyteti Shën Nikollë janë konfirmuar 53 të punësuar të infektuar me koronavirus. Sot në adresë të kompanisë kanë arritur rezultatet e testimeve që të hënën u janë bërë punëtorëve. 80% e rasteve nuk kanë simptoma, prandaj edhe numri është aq i madh.

“Punëtorët nuk e kanë ditur se janë të infektuar”, tha pronari i kompanisë, Angel Dimitrov.

Punëtorët tjerë janë me pasqyrë të lehtë klinike, kanë rritje të lehtë të temperaturës që kalon shpejtë dhe disa që kanë humbur ndjesinë e shijes dhe simptoma të ngjashme. Nga kjo kompani janë testuar 610 të punësuar.

“Nga e hëna kompania do punojë vetëm me një ndërrim. Në punë do vijnë vetëm ata që janë negativë në testim dhe ata që nga testimi deri tani nuk kanë shfaqur asnjë simptomë. Shpresoj që prej nesër në Shën Nikollë numri do të ulet dhe se masat parandaluese do japin rezultat dhe se njerëzit janë të vetëdijshëm”, shtoi Dimitrov.

Ndryshe, në Shën Nikollë janë edhe dy fabrika me numër të madh të punëtorëve të infektuar, njëra e sektorit të tekstilit, e tjetra i përket industrisë ushqimore.