Një vajzë 18 vjeçare nga SHBA-ja si dhe instruktori i saj, ndërruan jetë pas hedhjes me parashutë në Georgia.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Jeanna Triplicata dhe instruktori i saj me përvojë, ndërruan jetë të dielën, kur diçka nuk shkoi mirë me kërcimin e tyre në qytetin e Thomaston.
“Ne prisnim që ajo të zbarkonte në tokë, dhe të flisnim me të. Është kaq e rëndë për ne”, tha babai i saj për CNN.
Bëhet e ditur se 18 vjeçarja si dhe instruktori i saj Nick Esposito, 35 vjeç, vdiqën të dy në vendin e ngjarjes, thanë autoritetet.
Ndërkohë policia është duke e hetuar incidentin. “Pas kërcimit nga fluturakja, parashuta dështoi të hapet siç duhet dhe u fut në një rrotullim”, tha polici i rajonit Dan Kilgore.
“Parashuta e urgjencës nuk u hap plotësisht”, shtoi ai. Kilgore potencoi se Esposito ishte një zhytës me përvojë dhe një punonjës i Skydive Atlanta, me qendër në Aeroportin e Qarkut Thomaston-Upson, rreth 60 milje në jug të Atlantas.
Në vitin 2019, pati 15 aksidente fatale në SHBA me rreth 3.3 milionë kërcime, sipas Shoqatës së Parashutistëve në vend.