OBSH paralajmëron për përhapjen e COVID-19 në Afrikë.
OBSH paralajmëroi që numri në rritje i Afrikës së Jugut mund të jetë një “paralajmërim” për shpërthime diku tjetër në kontinent, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.
Afrika e Jugut ka 373,000 raste – rreth gjysma e rasteve të kontinentit.
“Afrika e Jugut për fat të keq mund të jetë një paralajmërim, mund të jetë një paralajmërim për atë që do të ndodhë në pjesën tjetër të Afrikës,” tha shefi i urgjencave të OBSH-së, Michael Ryan.
Ndërsa numrat e Afrikës së Jugut ishin shumë më të mëdha, ata “vetëm” u rritën me 30% javën e kaluar, tha Ryan.
Për krahasim, numrat në Kenia ishin rritur me 31%, në Madagaskar me 50%, në Zambia me 57% dhe në Namibia me 69%, theksoi ai.