Fjalë Kyçe

Wuhani, qyteti që ishte vatër e koronavirusit tani përballet me një katastrofë tjetër

Wuhani, qyteti që ishte vatër e koronavirusit tani përballet me një katastrofë tjetër

Pas reshjeve të mëdha të shiut, lumi kinez Yangtze është rritur sërish. Për shkak të rritjes së madhe, autoritetet në Kinë kanë frikë se përmbytjet shkatërruese mund të ndodhin sërish.

Për shkak të përmbytjeve më shumë se 140 njerëz kanë vdekur apo janë të zhdukur së fundi. Për shkak të sasisë së madhe të reshjeve, një pendë e madhe në këtë lum, në afërsi të qytetit Wuhan, është përsëri në presion të madh.

Sipas Xinhua, sasia e ujit është rekorde për këtë vit. Lumenj të tjerë kanë dalë nga shtrati, ndërsa po merren masa mbrojtëse ndaj përmbytjeve në qytete të ndryshme.

Në zonat rurale rreth liqenit Poyant, të mbjellat janë mbuluar nga uji. Në disa fshatra nuk ka ujë të pijes apo energji elektrike.

Përmbytjet e këtij muaji në Kinë kanë shkatërruar mbi 12 mijë shtëpi, kanë dëmtuar mbi 380 mijë hektarë të mbjella dhe në forma të ndryshme kanë goditur mbi 20 milionë njerëz në 24 provinca, kryesisht në jug të vendit. Wuhani u bë i famshëm si epiqendër e koronavirusit.