Zvicra ka zgjeruar listën e saj që do iu vë karantinën shtetasve të huaj. Nga 29 shtete, lista është zgjeruar tani në 42 shtete. Lista e shteteve të rrezikuara nga Covid-19 përfshin edhe Kosovën.
Nga lista sot është hequr Suedia, ndërsa është shtuar Luksemburgu. Poashtu në listë nga nesër do të jenë edhe shtetasit e Bosnjës, Malit të Zi dhe disa shteteve nga Amerika Latine, Afrika dhe Azia, shkruan Indeksonline.
Sipas Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM) vendimi është marrë pasi që situata epidemiologjike është përkeqësuar në këto shtete.
Zvicra apelon tek të gjithë qytetarët që duan te futen në këtë shtet që t’i nënshtrohet rregullave dhe të raportojnë gjendjen e tyre me test pranë autoriteteve kantonale dy ditë pasi futen në shtet.
Ndërsa shtetasit që janë pjesë e shteteve të rrezikshme e kanë të detyruar karantinën, në të kundërten do të përballen me sanksione të ashpra.