LTre persona kanë vdekur pasi që një fluturuese e lehtë goditi një shtëpi në Wesel, në Gjermaninë veri perëndimore, kanë thënë zyrtarët.
Identiteti i të vdekurve ende është i panjohur, edhe një fëmijë u trajtua për lëndime dhe tronditje. Fluturuesja ka qenë për dy persona, shkruan BBC.
Imazhet tregojnë kulmin e një shtëpie të djegur dhe punonjësit e emergjencës që ishin aty pasi që është fikur flaka, transmeton KOHA.
Shefi i policisë tha se “janë gjetur tre persona të vdekur në kulmin e shtëpisë. Edhe një fëmijë ishte i lënduar dhe tronditur. Fluturuesja e lehtë ishte nisur nga fusha Marl me dy persona”.
Një dëshmitar tha për gazetën Bild se kishte pasur eksplodim dhe flakë.
Edhe një parashutë u gjet afër vendit të eksplodimit dhe besohet se ka qenë sistemi për frenim emergjent i fluturueses.