Amerikani Gregg Garfield e mori koronavirusin kur shkoi në Itali me miqtë e tij për të bërë ski në shkurt. Nga të gjithë miqtë e grupit, gjendja e tij ishte më e keqja dhe ai u shtrua në spital pas kthimit në shtëpi. Ai u bë pacienti i parë COVID në Kaliforni, duke qenë pra “pacienti zero”.
Në 48 orë pas shtrimit në spital, gjendja e tij filloi të përkeqësohej ashpër dhe ai u vu në një respirator, pas së cilit mjekët i dhanë një shans 1 përqind.
Koronavirusi shkaktoi gjithashtu një stuhi të citokinës në trupin e tij përmes dështimit të veshkave dhe mëlçisë, emboli pulmonare dhe infeksion me bakterin e rrezikshëm MRSA.
Ai kaloi 64 ditë në spital, nga të cilat 31 ditë në respirator. Në fillim të majit, për habinë e mjekëve, ai filloi të shërohet. Por ai kishte mbetur pa gishta në duar, e kjo si pasojë e pezullimit praktik të qarkullimit në trupin e tij, i cili ndodhi në një moment.
“COVID ka një efekt të fortë në sistemin kardiovaskular, e kjo ndodhi te Gregg. Për shkak të këtij ndikimi, të rinjtë që janë të infektuar gjithashtu mund të pësojnë një goditje në tru”, shpjegon kirurgu Gregg, Dr. David Kulber.
Gregg do të kalojë nëpër një seri operacionesh rikonstruktive, të paktën gjashtë prej tyre, në mënyrë që të rimarrë disa funksionalitete të duarve. Me gjithë këtë, ai doli nga spitali me një faturë prej 2 milion dollarësh, që është kostoja e trajtimit të tij dy mujor. Sidoqoftë, ai thotë se një pjesë e mirë e kostove mbulohen nga sigurimi i tij.
“Unë jam një shembull dhe kjo mund t’i ndodhë kujtdo. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që t’i përmbahemi masave epidemiologjike, të mbajmë një distancë dhe të veshim maska”, tha ai.