Ditën e premte, rreth orës 17:50, Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar në Istog.Të dyshuarit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën – nënën e tyre.Si pasojë e sulmit dhe dhunës, viktima ka pësuar lëndime andaj edhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarve u është iniciuar rast për dhunë në familje.
Policia ka intervistuar të dyshuarit, ndërsa me vendim të Prokurorit njëri nga ta është liruar kurse tjetri është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.