Fjalë Kyçe

Franca paralajmëron valën e dytë të COVID-19

Franca paralajmëron valën e dytë të COVID-19

Komiteti shkencor i Francës ka paralajmëruar se një valë e dytë e virusit në vjeshtë ose dimër është “shumë e mundshme”.

Kjo vjen pasi rastet në vend janë rritur gjatë javëve të fundit. Rreth 3,376 raste u konfirmuan gjatë tre ditëve të kaluara dhe numri i personave që trajtohen në spitalet infektive franceze kanë filluar të rriten, raporton BBC.

“E ardhmja afatshkurtër e pandemisë qëndron kryesisht në duart e popullatës”, thuhet një deklaratën e komitetit shkencor për virusin, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu u bëhet thirrje qyteteve të mëdha të përgatisin një plan për “pak a shumë të konsiderueshëm kufizimi lokal në varësi të epidemisë”, raporton Le Monde.

Franca nuk është i vetmi vend evropian që ka parë një rritje të rasteve javët e fundit – Belgjika, Luksemburgu dhe Spanja kanë parë të gjitha.