Qeveria libaneze ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për dy javë në Bejrut, duke i dhënë ushtrisë fuqi të plotë brenda kryeqytetit.
Qeveria e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas mbledhjes së kabinetit, shkruan AP-ja të mërkurën.
Më herët u raportua se qeveria kishte vënë në arrest shtëpiak një numër të zyrtarëve të portit ku mbrëmë ndodhi një shpërthim i madh, në pritje të hulumtimit për 2.750 tonë nitrat amoni që dolën të kenë qenë të vendosura në port për vite me radhë.
Numri i të vdekurve deri më tash ka shkuar në 135, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë së Libanit. Ndërsa më shumë se 5 mijë të tjerë kanë mbetur të lënduar.