I arratisuri serb kërkohej për një sulm në një ndeshje futbolli në Beograd në stadiumin e Crvena Zvezda. Gjatë bastisjes ai dhe një shtetas tjetër serb arrestohen dhe zbulohet po ashtu një laborator ilegal i kultivimit të marihuanës.
Në aksionin e policisë speciale të Spanjës në Malaga u arrestuan dy të dyshuar serb për të cilët kishte fletë arrest ndërkombëtar.
Njëri prej tyre kërkohej për sulm ndaj tifozëve të ekipit kundërshtar në një ndeshje të Kupës së Serbisë.
Hetimi kishte nisur në muajin maj e agjentët e policisë ju kishin rënë në gjurmë se i arratisuri është fshehur në Spanjë dhe e gjetën në shtëpinë e tij në Malaga.
Të enjten paradite policia spanjolle e bastisi lokacionin dhe hynë në shtëpinë e të dyshuarit dhe e gjetën aty edhe një shtetas tjetër serb, si dhe një laborator të kultivimit të marihuanës.
Siç shihet në xhirimin e policisë spanjolle të publikuar nga agjencia spanjolle e lajmeve Europa Press në këtë shtëpi kishte sistem të mirë të ventilimit të nevojshëm për prodhimin ilegal të marihuanës.