Një afro-amerikan nga Kalifornia ka humbur të gjitha paratë që i kishte kursyer tërë jetën, para një banke pak momente pasi i kishte tërhequr hiq më pak se 200 mijë dollarë – për ta ndihmuar familjen e tij gjatë kohës së pandemisë së coronavirusit.
Francisco Cornejo ishte nisur në drejtim të veturës së tij kur u sulmua nga një hajn. Në videon e publikuar më poshtë që e ka filmuar një kalimtar rasti, shihet se si Cornejo rrëzohet në tokë kurse i dyshuari largohet me shpejtësi me çantën plotë me para, transmeton Telegrafi.
Cornejo që ka pësuar lëndime trupore, kishte tërhequr paratë nga një filial e bankës. Me ato para planifikonte të ndihmonte familjarët me shpenzimet e shumta gjatë pandemisë së coronavirusit.
“Prindërit e mi kishin nevojë për ato para për t’i mbijetuar pandemisë, sepse të dy ishin të papunë – ta mbajnë gjyshen time 94-vjeçe e cila ka shpenzime të mëdha mjekësore, të paguajnë shkollimin e motrës time”, ka deklaruar viktima e sulmit.
Ai ishte parkuar me veturë sa më afër që ishte e mundur sepse e dinte se çfarë shume të parave do të tërhiqte. Por pa kaluar 30 sekonda, ai është sulmuar, rrahur dhe plaçkitur – duke ia marrë të gjitha paratë.