Një grup nxënësish që prisnin autobusin u sulmua me thikë nga një person në një qytet në jug të Tokios.
Së paku 18 vetë u plagosën në një rrugë të banueshme në qytetin Kavasaki, ndërsa një 12-vjeçar dhe një 39-vjeçar janë të vdekur.
I dyshuari, në të 50-tat, e theri edhe veten në qafë dhe më pas u arrestua nga policia.
Ai po ashtu vdiq nga plagët, përcjell rel.
Motivi i sulmit nuk dihet. Agjencia e lajmeve Kyodo raporton se 16 nga të plagosurit janë nxënëse.
Policia që shkoi në vend të ngjarjes gjeti dy thika.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili ndodhet në Japoni në një vizitë shtetërore, shprehu lutje dhe keqardhjen e tij për viktimat.