Afro 100 mijë fëmijë në SHBA kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në dy javët e fundit të korrikut, ka njoftuar Akademia Pediatrike Amerikane, raporton Daily Mail.
Në total 97 mijë fëmijë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 nga 16 korriku deri më 30 korrik, pak javë para rihapjes së shkollave.
Në SHBA janë regjistruar mbi 5 milionë raste me COVID-19 dhe mbi 162 mijë të vdekur. Nga të infektuarit janë më tepëqr se 338 mijë fëmijë.
Tina Hartert nga Universiteti i Vanderbiltit ka thënë se rritja e testimeve te fëmijët do të jetë kyç për të kuptuar rolin e tyre në përhapjen e virusit. Këto të dhëna janë edhe më të rëndësishme kur pritet rihapja e shkollave në SHBA këtë muaj.