Fjalë Kyçe

Vriten gjashtë francezë në këtë shtet të Afrikës

Vriten gjashtë francezë në këtë shtet të Afrikës

Gjashtë francezë janë vrarë në shtetin e Nigerit në Afrikë.

Njerëz të armatosur me motoçikleta kanë sulmuar tetë persona duke i vrarë që të gjithë, në mesin e tyre gjashtë franceze dhe dy shtetas të Nigerit.

Ngjarja ka ndodhur në rajonin e Tillaberi. Ministri i Brendshëm Elkache Alada e quajti aktin një akt terrorizmi dhe tha se ende s’ka të dyshuar për këtë akt makabër.

Francezët që u vranë janë punonjës të ACTED, një organizatë franceze e ndihmës, ndërsa dy të tjerët banorë lokalë ishin shoferi dhe ciceroni.