Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka aprovuar tashmë vaksinën e parë në botë kundër virusit COVID-19, shkruan Bild.
Vaksina është zhvilluar në Institutin Gamelaja në Moskë dhe është aprovuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë së Rusisë. Një gjë të tillë e ka pohuar Putin gjatë një transmetimi televiziv.
Siç shkruan gazeta gjermane Bild, edhe vajza e Vladimir Putin tashmë është vaksinuar dhe se Putin shpreson që prodhimi masiv i vaksinës të fillojë së shpejti.
Vaksina është testuar deri më tani vetëm në disa njerëz, ndërkohë gazeta gjermane thotë se miratimi i vaksinës në një fazë të hershme bie ndesh edhe me kriteret ndërkombëtare.