Fjalë Kyçe

​91 raste të reja dhe dy viktima nga COVID-19 në Kroaci

​91 raste të reja dhe dy viktima nga COVID-19 në Kroaci

Në 24 orët e kaluara, 91 raste të reja të infeksionit me koronavirus u regjistruan në Kroaci dhe dy persona vdiqën, njoftoi Selia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Numri i rasteve aktive në Kroaci është 618, prej tyre 115 pacientë janë në spital, nga të cilët pesë në respiratorë.

Që nga 25 shkurti, kur është regjistruar rasti i parë në Kroaci, gjithsej 5.740 njerëz janë regjistruar me koronavirus, nga të cilët 160 kanë vdekur dhe 4.962 janë shëruar. Aktualisht janë 2.111 persona në vetizolim.

Deri më tani, janë testuar gjithsej 130.688 persona, nga të cilët 1.309 në 24 orët e fundit.