Komisioni i Lartë për Ndihma në Liban (KLN) sot bëri të ditur së paku 8.000 ndërtesa, përfshirë 50 struktura të lashta, u dëmtuan nga shpërthimi masiv i javës së kaluar në portin e Bejrutit.
Duke folur për AA, sekretari i Përgjithshëm i KLN -së, Mohamed Khair, tha se llogaritja e të gjitha dëmeve nga shpërthimi do të përfundojë të mërkurën.
Ndërkohë, bëhet e ditur se shkalla e dëmeve ndryshon nga një zonë në tjetrën.
KLN është i lidhur me kabinetin dhe funksionet e tij përfshi shpërndarjen e ndihmave dhe menaxhimin e fatkeqësive.
Qeveria e Libanit për shpërthimin ka fajësuar rezervat e lëna pas dore të 2.750 ton nitrat amoniumi të ruajtur në një depo, që vrau të paktën 160 njerëz, plagosi mijëra të tjerë, duke lënë shkatërrim në të gjithë kryeqytetin. /AA8000