Një burrë u hodh nga dërrasa e sërfit tek një peshkaqen i cili po e sulmonte gruan e tij, duke e grushtuar vazhdimisht deri kur e lëshoi, shkruajnë mediat australiane.
35-vjeçarja Chantelle Doyle po bënte sërf në bregdetin Shelly në New South Wales, kur u sulmua nga peshkaqeni.
Burri i saj, Mark Rapley, e grushtoi peshkaqenin derisa ky i fundit e lëshoi gruan, ndërsa më pas u ndihmua të dalë jashtë.
Ajo u dërgua në spital me lëndime serioze në këmbën e djathtë, përcjell BBC.
Ndërsa ai u quajt hero për veprimin që e bëri, nga shefi i klubit “Surf Life Savings”.
Sipas autoriteteve të plazhit, ky ishte sulmi i tretë nga peshkaqenë përgjatë mujve të fundit.