Fjalë Kyçe

Një femër në Mitrovicë dhunohet disa herë seksualisht e më pas rrihet nga i njëjti person

Një femër në Mitrovicë dhunohet disa herë seksualisht e më pas rrihet nga i njëjti person

Është arrestuar një person në Mitrovicë për veprën “Dhunim dhe Lëndim trupor”.

Një incident kriminel ka ndodhur të dielën në Mitrovicë, shkruan lajmi.net.

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën “dhunim e lëndim trupor”.

Sipas njoftimit, dyshohet se i njëjti ka dhunuar seksualisht dhe ka sulmuar fizikisht një femër.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal Mitrovicë e cila gjatë intervistimit ka deklaruar se nga i dyshuari lartcekur është dhunuar disa herë seksualisht”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari është arrestuar  i cili me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet.