Fjalë Kyçe

Cili test është më i mirë për COVID-19?

Cili test është më i mirë për COVID-19?

Me kërkesë te shumë pacientëve dhe qytetareve ne vijim një shkrim i marrë nga revista ‘Harvard Health Publishing’, i datës 10 Gusht 2020.

Tani kur jemi disa muaj në pandeminë COVID-19, hapat që duhet të ndërmarrim për të kontrolluar në mënyrë efektive shpërthimin janë bërë të qarta: Larja e duarve dhe distanca, testimi i gjerë dhe shpejtësia e prodhimit rezultateve dhe gjurmimet e rasteve të kontaktit. Asnjë nga këto nuk është e lehtë të mirëmbahet dhe vazhdohet për një periudhë të gjatë.

Por të kombinuara, ato janë shanset tona më të mira ndërsa presin trajtime më të mira dhe një vaksinë efektive, transmeton lajmi.net.

Pra, cilat teste jane në funksion për t’u përdorur?

Shumë lloje të testeve në dispozicion po mbjellin konfuzion në mënyrë të konsiderueshme. Fatkeqësisht, për shkak se ky koronavirus i ri është me të vërtetë i çuditshëm dhe është një sëmundje e re, informacioni rreth këtyre testeve është i paplotë dhe opsionet për testime vazhdojnë të ndryshojnë. Por ja çfarë dimë tani në lidhje me testet e dizajnuara për të diagnostikuar infeksionin aktual dhe ato që tregojnë nëse keni pasur më parë virus.

Testet diagnostikuese për infeksionin aktual

Nëse doni të dini nëse jeni të infektuar aktualisht me virusin COVID-19, ekzistojnë dy lloje të testeve: teste molekulare dhe teste antigjenesh.

Teste molekulare (quhen edhe teste PCR, teste ARN virale, teste acidi nukleik)Si bëhen? Nëpërmjet vrimave të hundës, strishot e fytit dhe testet e pështymës ose lëngjeve të tjera trupore.

Çfarë kërkon testi? Testet molekulare kërkojnë një material gjenetik që vjen vetëm nga virusi.

Sa kohë duhet për të marrë rezultate? Kjo gjë varet nga aftësia e laboratorit. Rezultatet mund të jenë gati në të njëjtën ditë, por zakonisht zgjasin të paktën një ose dy ditë.

Testi mokular që përdor një strisho të thellë të hundës është zakonisht alternativa më e mirë për detektimin Covid-19, pasi që ka efikasitet më të lartë sesa metodat e tjera diagnostikuese ose mostrat nga tampon në fyt ose pështymë.

Testet e antigjenit

Si bëhet? Përmes tamponit të hundës ose i fytit.

Ku mund t’i merrni këto teste? Në zyrën e një spitali ose mjeku.

Çfarë kërkon testi? Ky test identifikon fragmente proteine (antigjene) nga virusi.

Sa kohë duhet për të marrë rezultate? Teknologjia e përfshirë është e ngjashme me një test shtatzënie, me rezultate të disponueshme në minuta.

Po në lidhje me saktësinë? Shkalla e raportuar e mungesës së efikasitetit është e lartë – 50%, kjo është arsyeja pse testet e antigjenit nuk favorizohen nga FDA. Sidoqoftë, për shkak se testimi i antigjenit është më i shpejtë, më pak i kushtueshëm dhe kërkon teknologji më pak komplekse për të kryer sesa testimin molekular, disa ekspertë rekomandojnë testimin e përsëritur të antigjenit si një strategji të arsyeshme.

Testet për infeksionin e kaluar

Testet e antitrupave (i quajtur edhe testimi serologjik)

Si bëhet? Merret një mostër gjaku.

Ku mund t’i merrni këto teste? Në zyrën e mjekut, laboratorin e testimit të gjakut ose në spital.

Çfarë kërkon testi? Këto teste gjaku identifikojnë antitrupa që sistemi imunitar i trupit ka prodhuar në përgjigje të infeksionit.

Sa kohë duhet për të marrë rezultate? Rezultatet zakonisht janë në dispozicion brenda disa ditësh.

Po në lidhje me saktësinë? Një test i antitrupave i kryer herët mund të çojë në rezultate false . Kjo ndodh pasi që duhen një javë ose dy pas infektimit, në mënyrë që sistemi juaj imunitar të prodhojë antitrupa.

Hulumtimet sugjerojnë që nivelet e antitrupave mund të veniten vetëm për disa muaj.

Saktësia e vërtetë e testeve për COVID-19 është e pasigurt

Fatkeqësisht, nuk është e qartë saktësisht se sa i saktë është secili prej këtyre testeve.