Fjalë Kyçe

Kim Jong Un urdhëron dorëzimin e qenve shtëpiakë për ‘mish restoranti’

Kim Jong Un urdhëron dorëzimin e qenve shtëpiakë për ‘mish restoranti’

Mangësitë e ushqimit në Korenë e Veriut duket se kanë detyruar liderin autoritar Kim Jong-un të urdhërojë dorëzimin për ushqim të të gjithë qenve të mbajtur në shtëpi nga qytetarët, duke i quajtur “simbol i borgjezisë e dekadencës”, shkruan ‘DailyMail’.

“Sjellje borgjeze, dekadente”/ Kim Jong Un urdhëron dorëzimin e qenve shtëpiakë për ‘mish restoranti’
Mangësitë e ushqimit në Korenë e Veriut duket se kanë detyruar liderin autoritar Kim Jong-un të urdhërojë dorëzimin për ushqim të të gjithë qenve të mbajtur në shtëpi nga qytetarët, duke i quajtur “simbol i borgjezisë e dekadencës”, shkruan ‘DailyMail’.

Kim ka shpallur në korrik se zotërimi i një kafshe shtëpiake është kundra ligjit dhe se mbaja e një qeni në shtëpi është “tendencë e ideologjisë borgjeze”.

“Autoritetet po identifikojnë shtëpitë që kanë qen deh po i detyrojnë t’i dorëzojnë, ose i konfiskojnë me forcë për t’i vrarë”, tha një burim për rrjetin koreano-jugor Chosun Ilbo.

“Disa prej qenve dërgohen në kopshtet shtetërore zoologjikë dhe të tjerë u shiten restoranteve të mishit të qenit.

Në një raport të fundit të OKB thuhej se 60 përqind e popullatës prej 25.5 milionë e Koresë së Veriut përballen me mangësi të theksuara ushqimi, që janë përkeqësuar nga sanksionet prej programit raketor të vendit.

Mishi i qenit konsiderohet si delikatesë në gadishullin korean edhe pse tradita po shuhet në Korenë e Jugut, edhe pse llogaritet se aty rreth 1 milionë qen rriten në ferma për ushqim.

Mishi i qenit preferohet më shumë në sezonin e nxehtë veror dhe besohet se jep energji e forcë.
Ai shërbehet shpesh me supë pikante ose i zjerë në gjellë perimesh.

‘Chosun Ilbo’ raporton se tashmë zotëruesit e qenve shtëpiakë duhet të zbatojnë urdhrin e liderit suprem, i cili kishte lejuar mbajtjen e kafshëve shtëpiake prej fillimit të viteve 1990-të.

Në tetor 2018, vetë Kim i kishte dhuruar dy qen gjuetie të racës vendase ‘pungsan’ presidentit koreano-jugor Moon Jae-in, si një simbol i uljes së tensioneve mes vendeve.

Mangësitë e ushqimit në vend janë shfaqur që prej mbylljes së kufirit me Kinën prej koronavirusit. Veriu u godit gjithashtu nga disa katastrofa natyrore vitin e shkuar që sollën përmbytje dhe dëme në bujqësi.