Fjalë Kyçe

Hostori si në filma: U ndërruan në djep, shoqet e mira e zbulojnë pas 28 vitesh

Hostori si në filma: U ndërruan në djep, shoqet e mira e zbulojnë pas 28 vitesh

Disa dyshime, më pas e vërteta, ndonëse banorët e fshatit të Kichanovo, në Rusi i kishin shfaqur më parë aludimet e tyre.

Ekaterina ishte shumë ndryshe nga katër vëllezërit dhe motrat e tjerë, ndërsa Svetlana i ngjante çmendurisht Lyuba, motrës një vit më të madhe të Ekaterinës, me të cilën ishte lidhur shumë, sa që e konsideronte si motër.

Por as që e mendonte se sa shumë i ishte afruar të vërtetës. Ishin të shumtë ata që kishin vënë re nga ana tjetër ngjashmërinë e Ekaterinës me Aliftina, motrën e Svetlana.

Por asnjëri nga të dyja familjet, nuk u kishte kushtuar rëndësi fjalëve të fshatit, por edhe kur dikush u sugjeroi analizën e ADN, gjithçka mbeti si mendim, pasi në rajonin e tyre në Perm, nuk mundësohej një analizë e tillë.

Kështu dy vajzat vijuan të rriteshin bashkë, të frekuentonin të njëjtën shkollë, duke i besuar rastësisë për të njëjtën ditëlindje. Gjithçka zgjati për shumë vite deri kur Valentina Naidenko 66 vjeçe, bashkë me të shoqin e ndjerë Alexey, të cilët rritën Ekaterinën, iu drejtuan kanalit televiziv “NTV”, i cili edhe më parë ka trajtuar raste ndërrimi foshnjash.

Pasi u morën kampionët, ekspertët zbuluan se Svetlana ishte vajza e Valentinës dhe motra e Lyuba dhe tre vëllezërve.

Ndërkohë Ekaterina, ishte vajza e çiftit që kishte rritur Svetlanën, por që nuk pati mundësi të përqafonte prindërit e vërtetë, Raisa dhe Valentin Gachegov, të cilët ishin ndarë nga jeta pak vite më parë.

“Ekaterina është rritur krejt ndryshe nga fëmijët e tjerë të mi. Ishte e mbushur, jo e dobët si ata, por jam e lumtur që është e shëndetshme. Jam e lumtur që më në fund zbuluam të vërtetë. Svetlana është vajza ime, por edhe Ekaterina gjithashtu. E rrita vetë, e dua. Nuk do them kurrë që ajo nuk është e familjes time”, tha Valentina, shkruan noa.al.

Ajo shkoi për të vizituar varret e prindërve biologjikë të Ekaterina, për ti falenderuar që e kanë dashur dhe rritur mirë Svetlanën.

Nga ana e saj Svetlana, e cila është nënë e një fëmijë, thotë se dëshiron që testi i ADN-së të mos ekzistonte, duke shtuar se gjithçka i duket si film.

Ndërkohë Ekaterina ndihet konfuze dhe mendon ende se Valentina është nëna e saj.

Tashmë dy vajzat dhe Valentina kanë në plan që të padisin ministrinë e Shëndetësisë dhe të kërkojnë 150 mijë euro dëmshpërblim, për gabimin që iu ndryshoi jetën.