Një vajzë trevjeçare nga Tajvani, u hodh në ajër për disa sekonda, kur i ngeci këmba tek shiritat e një fluturake.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, e gjithë ngjarja thuhet të ketë ndodhur në një festival në qytetin e Hisnchu.
Vogëlushja e cila mbante një fluturake në duar fluturoi në 30 metra lartësi për disa sekonda. Bëhet e ditur se e njëjta pësoi lëndime të vogla në fytyrë dhe qafë.
Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, shpejtësia e erës ndryshon në mënyrë dramatike, ndërsa ajo rrëzohet në duart e turmës.