Pothuajse çdo amerikan që ka vdekur nga koronavirus gjithashtu vuante nga sëmundje të tjera shëndetësore, zbulojnë të dhënat e fundit të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Sipas përditësimit më të fundit të CDC-së për viktimat e COVID-19, 94 përqind e njerëzve që kanë vdekur nga virusi në SHBA kishin të paktën një gjendje para-ekzistuese, siç është mbipesha, shtypja e lartë e gjakut ose sëmundjet e zemrës.
Koroanvirusi ishte shkaku i vetëm i vdekjes për vetëm gjashtë për qind të viktimave, që nga 26 gushti, shkruajnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.
Në total, 180,221 amerikanë kanë vdekur nga koronavirusi që prej fillimit të pandemisë e deri më 31 gusht.
Por në mesin e certifikatave të vdekjes të paraqitura në CDC, vetëm 9,683 renditën të kenë humbur jetën nga Covid-19 si shkaktar i vetëm.
Më herët përgjatë pandemisë u bë e qartë që njerëzit e moshuar dhe ata me probleme kronike shëndetësore ishin më të ndjeshëm ndaj rëndimit të gjendjes nga virusi.