Ekspertët nuk po mund ta sqarojnë arsyen e rënies së rasteve me COVID-19 në Pakistan, pas një rritjeje të kohëmëparshme për të cilën shumica besuan se do të shndërrohej në krizë serioze.
Me gjithë frikën se zonat e dendura urbane të Pakistanit, ashtu si edhe sistemi i brishtë shëndetësor, do të përballeshin me krizë të madhe, numri i pakistanezëve të vdekur nga COVID-19 vazhdon të jetë njëshifror, shkruan “The Guardian”, përderisa India fqinje numëron qindra të vdekur dhe mbi katër milionë të infektuar.
Pakistani ka një histori të gjatë të përballjes me epidemi të rënda, si polio, tuberkulozi dhe hepatiti, por koronavirusi deri më tani ka qenë nën kontroll në këtë shtet.
“Askush nuk ka qenë në gjendje ta sqarojë këtë rënie… Nuk kemi sqarim konkret”, ka thënë Salman Haseeb, mjek në qytetin lindor pakistanez të Lahores.