Fjalë Kyçe

Gjenerali turk i thotë Erdoganit t’i jap 48 orë Greqisë të tërheqë ushtrinë nga ishujt

Gjenerali turk i thotë Erdoganit t’i jap 48 orë Greqisë të tërheqë ushtrinë nga ishujt

Gjenerali turk në pension Deniz Kutluk i kërkon qeverisë së Presidentit Erdogan të lëshojë një “ultimatum” për Greqinë për tërheqjen e menjëhershme nga ishujt e Egjeut ose në të kundërt të ndërhyhet ushtarakisht.

“Turqia duhet të thotë se “Greqia brenda 48 orësh të tërhiqet ose përndryshe ne e kemi këtë fuqi për t’i marrë një nga një”, tha ai në mënyrë provokuese.

Derisa Gjermania po bënë thirrje për bisedime mes Turqisë dhe Greqisë, tensionet po rriten mes dy shteteve.

Kujtojmë se në mesin e muajit gusht, luftanijet turke dhe greke “shkëmbyen xixa” mes tyre në Mesdheun Lindor, duke rritur tensionet mes dy vendeve në nivelin më të lartë të 20 viteve të fundit.

Kriza kishte nisur disa ditë më parë, kur Turqia dërgoi një anije shpimi, të shoqëruar nga luftanijet turke, për të kërkuar naftë dhe gaz natyror në ujërat pranë ishullit grek Kastelorizo, të cilin Athina e pretendon si territorin e saj detar.