Fjalë Kyçe

Dërgohen në gjykatë zyrtarët policorë që u arrestuan dje në veri (Foto)

Dërgohen në gjykatë zyrtarët policorë që u arrestuan dje në veri (Foto)

Janë dërguar në gjykatë zyrtarët policorë të cilët dje u arrestuan gjatë aksionit që ndërmori Policia e Kosovës në veri të Mitrovicës, raporton KTV.

Dje, serbët lokalë, të armatosur, kanë penguar realizimin e këtij aksioni, e gjithashtu kanë vendosur barrikada nëpër rrugë.

19 zyrtarë policorë u arrestuan përfshirë drejtorin e policisë në Zubin Potok, gjithashtu 9 qytetarë, për të cilët kishte urdhër-arrest dhe pastaj edhe 7 qytetarë që penguan Policinë gjatë aksionit.

Aty është dërguar edhe komandanti i stacionit policor në Zubin Potok, Zvezdan Milojeviq.