Ushtria amerikane ka hedhur një hap përpara në modernizimin e saj. Ajo që deri dje ishte thjeshtë një projekt futuristik tashmë duket se është shumë pranë realitetit. Qentë që shoqërojnë ushtarët do të zëvendësohen me robotë.
Ata janë krijuar dhe prodhuar nga kompania amerikane “Ghost Robotics”. Në pamje të parë ata ngjajnë si qenë nga forma por gjithçka është nga metalet dhe plastika.
Qentë robotë morën pjesë në një stërvitje të ushtrisë javën e kaluar, për të parë kapacitetet e tyre dhe mënyrën sesi mund të përshtaten në betejë.
Ata janë vetëm një pjesë e asaj që ushtria amerikane quan Sistem i Avancuar i Menaxhimit të Betejës, ku inteligjenca artificiale përdoret për të analizuar dhe pikasur kërcënimet që i kanosen ushtrisë amerikane.
Sipas Ëill Roper, ndihmës sekretar i Forcave Ajrore, ushtarët e të ardhmes do të kenë shumë më tepër të dhëna për të analizuar dhe do t’u duhet ndihmë për ta bërë këtë në sa më pak kohë që të jetë e mundur.