Dhjetë deri në pesëmbëdhjetë për qind të maceve të testuara për koronavirus në Wuhan – në vendin ku filloi pandemia COVID-19 – janë infektuar, sipas një studimi, shkruan “Daily Mail”.
Zbulimet kanë ardhur pasi hulumtuesit po tentojnë të zbulojnë se sa të rrezikuara janë kafshët shtëpiake nga virusi SARS-CoV-2.
Janë marrë mostra gjaku nga më tepër se 100 mace nga janari deri në mars në qytetin kinez, ndërsa në studim është konstatuar se kafshët shtëpiake e kanë marrë virusin me gjasë të madhe nga njerëzit.
Hulumtuesit kanë këshilluar pacientët me COVID-19 të karantinohen nga kafshët shtëpiake, si macet e qentë, për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.
Asnjë nga macet e infektuara në studiumin e bërë, nuk kanë shfaqur simptomet, por besohet se virusi mund të jetë fatal edhe për kafshët shtëpiake.
Sipas të dhënave publike në SHBA, ka 17 raste të konfirmuara me COVID-19 në mesin e kafshëve shtëpiake.
Por studimi i fundit në Wuhan, i bërë nga hulumtuesit e Universitetit Agrokulturor në Huazhong, tregon se niveli i infektimit në mesin e kafshëve është dukshëm më i lartë.
Hulumtuesit kanë marrë mostrat e gjakut të 141 maceve. Është zbuluar se në 15 për qind të maceve janë gjetur antitrupa për COVID-19.
Tri macet që kanë masur numrin më të lartë të antitrupave për virusin kanë qenë në pronë të njerëzve që ishin infektuar me COVID-19.