Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku ka komentuar arrestimin e shtetasit rus në veri të Kosovës.
Në një postim në Facebook ajo ka shkruar se Rusia edhe njëherë po e përdor makinerinë e saj për ta shtrembëruar të vërtetën, transmeton Koha.net.
“Pra, shteti rus sërish po e përdor makinerinë e saj për ta shtrembëruar të vërtetën. Një anëtar (rus) i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë përdori një automjet zyrtar për të sabotuar një operacion të policisë së Kosovës kundër grupeve kriminale në Kosovë duke u bashkuar me bandat e dhunshme në krijimin e postblloqeve. Turp”, ka shkruar Çitaku.