Një person ka vdekur dhe një fëmijë 11-vjeçar është duke luftuar për jetë, pasi një kamion i mbeturinave ka goditur veturat e parkuara dhe më pas është futur në një shtëpi, shkruan “Daily Mail”.
Disa persona janë lënduar në këtë aksident të tmerrshëm, ndërsa ka humbur jetën shoferi. Aksidenti ka ndodhur në Kidbrooke, në juglindje të Londrës, gjatë mëngjesit të sotëm.
Policia, zjarrfikësit dhe ambulanca janë parë në vend të ngjarjes rreth orë 8 të mëngjesit.
Është njoftuar se shoferi i kamionit ka vdekur në vend të ngjarjes, ndërsa një 11-vjeçar ka marrë lëndime serioze për jetë. Ai ishte duke shkuar për në shkollë me babain kur janë goditur nga kamioni.