Fjalë Kyçe

Kjo është vetura më e dashur në Kosovë sipas statistikave zyrtare

Kjo është vetura më e dashur në Kosovë sipas statistikave zyrtare

Ndonëse ka filluar rrugëtimin e vet vetëm prej vitit 2013, sot crossoveri Captur nga Renault është më i dashuri në shumicën e vendeve evropiane.

Madje, sipas statistikave zyrtare nga Qendra e Automjeteve të Kosovës (QAK), Renault Captur është vetura më e dashur në Kosovë sepse arrin të ketë shitje më të madhe sesa çdo model tjetër i veturave në vendin tonë.

Transformimi në enterier e eksterier përgjatë viteve, sigurisht kanë ndikuar që ky crossover të jetë më i kërkuari gjithandej për shkak se ofron më së shumti me çmimin më të arsyeshëm në treg.

Me një kombinim të teknologjisë së avancuar që e ka të integruar në veturë dhe të rehatisë së paskajshme, Renault Captur është ëndrra e gjithsecilit që dëshiron ta kombinojë jetën familjare dhe aventurën me anën urbane.

Captur-in e bën më të dashur për shqiptarët e Kosovës edhe fakti se dizajni i SUV është i kombinuar me shpenzime të ulëta.