Fjalë Kyçe

Jashari: Askush nuk mund ta ndalë zhvillimin e Skenderajt

Jashari: Askush nuk mund ta ndalë zhvillimin e Skenderajt

Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari ka paralajmëruar veprime ndaj dëmtuesve të investimeve në mjedisin e kësaj komune, duke thënë se do të ketë gjoba dhe dënime në këtë drejtim pa asnjë hezitim.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se në Skenderaj kanë filluar me instalimin e kamerave të sigurisë dhe kështu të gjitha ata që ndotin mjedisin apo shkelin ligjin do të identifikohen nga policia dhe dënimi do t’iu shkojë në shtëpi.

“Miliona investime në mjedis, në rregullimin e parqeve dhe mirëmbajtjen e tyre kemi bërë dhe po bëjmë në qytetin tonë për qytetarët, për gjeneratat e reja. Qytetarët do të duhej që ato t’i ruanin sepse ato janë për ta dhe për fëmijët e tyre. Këtë ndotje dhe shkatërrim nuk do ta lejojmë, madje do ta gjobitim sipas legjislacionit në fuqi”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Madje as ata që përmes veprimeve të tyre, duke ndotur mjedisin e duke shkatërruar pronën publike e parqet po dëshmojnë që fatkeqësisht nuk e duan vendin.

Miliona investime në mjedis, në rregullimin e parqeve dhe mirëmbajtjen e tyre kemi bërë dhe po bëjmë në qytetin tonë për qytetarët, për gjeneratat e reja.

Qytetarët do të duhej që ato t’i ruanin sepse ato janë për ta dhe për fëmijët e tyre. Këtë ndotje dhe shkatërrim nuk do ta lejojmë, madje do ta gjobitim sipas legjislacionit në fuqi.

Si komunë, në qytetin tonë kemi filluar me instalimin e kamerave të sigurisë dhe kështu të gjitha ata që ndotin mjedisin apo shkelin ligjin do të identifikohen nga policia dhe dënimi do t’iu shkojë në shtëpi.

Zgjerimi dhe rehabilitimi i sheshit “Adem Jashari”, investimet në parkun “Idriz Rreci”, ndërtimi i çezmës dhe fontanës në këtë park dhe në sheshin “Adem Jashari”, rregullimi i bulevardit në rrugën “Ilaz Kodra”, përfundimi i palestrës sportive, ndërtimi i poligonit multifunksional, ndërtimi i poligonit sportiv në lagjen 2, rehabilitimi i parkut “Amerikan”, ndërtimi i 2 çerdheve në qytetin tonë dhe ndërtimi i objektit multifunksional të dedikuar për muzeun historik, qendren rinore si dhe bibliotekën e qytetit tonë, bashkë me salla të leximit për të rinjtë tonë janë disa nga investimet që po realizohen e do të realizohen gjatë vitit 2020-2021 e me të cilat do t’i japim pamje të re qytetit tonë historik.

Thirrje për të gjithë që të mbrojmë qytetin tonë dhe së bashku ta bëjmë atë siç e meriton dhe siç ëndërruan të parët tonë.